Thirrje për Aplikim

 

coat_of_arms_of_kosovo-svg

 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja

Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development

DIVIZIONI PËR KOMUNIKIM ME PUBLIKUN/ DIVIZIE ZA  JAVNO KOMUNICIRANJE/

/DIVISION  OF  PUBLIC COMMUNICATION/

 

Departamenti i Shërbimeve Këshilluese Teknike shpall:

 

Thirrje për Aplikim

për dhënien e licencës për personin juridik për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi  dhe zhvillim rural

Bazuar në Ligjin për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, nr. 04/L-74/ (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 04/19 Mars 2012), si dhe në Udhëzimin Administrativ 08/2015 të MBPZHR-së, me nr. Protokolli 2999, datë 06.11.2015 për Formën, Përmbajtjen dhe Procedurat e Dhënies së licencës për personin juridik për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.

Ju bën thirrje për aplikim të gjitha kompanive të interesuara për t’u licencuar për ofrimin e këshillave për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kriteret e nevojshme për marrjen e licencës:

Kompanitë  e interesuar për licencim për ofrimin e këshillave për bujqësi dhe zhvillim rural duhet t’i plotësojnë kriteret sipas nenit 5 të Udhëzimit Administrativ 08/2015, si më poshtë:

  1. Të posedojë certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë;
  1. Të ketë të punësuar së paku dy (2) këshilltarë të certifikuar, të cilët posedojnë certifikata valide sipas Ligjit Nr.04/L-074 për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural;
  1. Të paraqes kontratat e këshilltarëve nga paragrafi 1.2 i këtij neni se janë të punësuar së paku në gjashtë (6) muajt e fundit para aplikimit për licencë, së bashku me dëshmitë për kryerjen e obligimeve tatimore në Administratën Tatimore të Kosovës;
  2. Se paku një (1) vit përvojë pune në ofrimin e shërbimeve këshilluese në fushën bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural;
  3. Të ketë hapësirë të nevojshme dhe pajisje për ofrimin e shërbimeve këshilluese, si:
  • Së paku 6 m² për personin fizik si i punësuar në personin juridik;
  • Sallë trajnimi së paku 25 m² e pajisur me inventar për trajnime për së paku 10 persona.

 

Formulari për aplikimit mund të shkarkohet nga ueb faqja e MBPZHR dhe në ueb faqen www.këshillabujqësore.com apo mund të i merrni në zyrën e DSHKT (Departamenti i Shërbimeve Këshilluese Teknike) në MBPZHR (Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural).

Formularët e plotësuar duhet të dorëzohen në Zyrën e Arkivës, nr. 242 në MBPZHR.

Shpallja është e hapur pa afat të caktuar kohor, bazuar në Ligjin për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.  

Për ndonjë paqartësi mund të na kontaktoni përmes postës elektronike, si dhe në telefon në nr. E kontaktit të shkruar më poshtë:

Tel : 038 212987

Mob. 044 138 494

E-mali: tahir.halitaj@rks-gov.net    

 

 

Departaman za Savedodavnu i Tehnicku Sluzbu objavljuje:

 

Poziv za Aplciranje

Za izdavanje licence za pravno lice savetodavne sluzbe za poljuprivredu i ruralni razvoj

Zasnovano po Zakonu za Savetodavnu Sluzbu za Poljuprivredu i Ruralni Razvoj, br. 04/L-74/ (Sluzbeni List Republike Kososova Br. 04/19 Mart 2012), kao i Administrativno Uputstvo 08/2015 MPSRR, br. Protokola 2999, dana 06.11.2015 za formu, Sadrzaj i Proceduru izdavanja licence pravnom licu Savetodavne sluzbe za poljoprivredu i ruralni razvoj.

Poziva za apliciranje svih zainteresovanih kompanija da se licencuju za savetodavanje za Poljoprivredu i Ruralni Razvoj..

Potrbni kriterijum za dobijanje licence:

Kompanije zainteresovane za licenciranje savetodavne sluzbe za poljoprivredu i ruralni razvoj moraju da ispune kriterijume po clanu 5 Administrativnog Uputstva 08/2015:

  1. Da poseduje Sertifikat usavrsene aktivnosti;
  1. Da ima zaposlena najmanje dva (2) sertifikovana Savetnika koji posedoju vazecu licencu po Zakonu br.04/L-074 za Savetodavnu Sluzbu Poljoprivrede i Ruralnog Razvoja;
  1. Da pokaze Ugovore Savetnika po stavu 1.2 ovog clana koji su zaposleni najmanje sest (6) meseci pre apliciranja za licenu, zajdno sa dokazom o izmirenju porezkih obaveza u Poreskoj Administraciji Kosova;
  2. Najmanje jednu (1) godinu radnog iskustva; za Savetodavanje u polju poljoprivrede, sumarstva i ruralnog razvoja;
  3. Da ima dovoljno potrebnog prostora i sredstva za Savetodavanje kao sto su:
  • Najmanje 6 m² za zaposleno pravno lice;
  • Salu za treninge najmanje 25 m² opremljenu sa potrbnim inventarom za odrzavanje treninga najmanje za 10 osoba.

Formular za Apliciranje moze se uzeti sa web stranice MPSRR kao i na web stranici  www.këshillabujqësore.com ili mozete doci i uzeti u kancelariji DSTS (Departman za Savetodavnu i Tehnicku Sluzbu) u MPSRR (Ministrastvo Poljoprivrede, Sumarstva i Ruralnog Razvoja).

Ispunjene formulare treba predati u Kancelariji arhive br. 242 u MPSRR.

 

Oglas je otvoren na odredjeno vreme zasnovano po Zakonu za Savetodavnu Sluzbu za Poljuprivredu i Ruralni Razvoj. 

 

Za bilo kakvu nesigurnost mozete nas kontaktirati preko elektronske poste kao i putem telefona:

Tel : 038 212987

Mob. 044 138 494

E-mail: tahir.halitaj@rks-gov.net    

 

 

 

 

aplikacioni_per_licencim

Posted in BALLINA.