Strategjia e SHK-se

Strategjia për SHK-në është përgatitur me përkrahjen e projektit SASS në bashkëpunim të ngushtë dhe me këshillëdhënie ekstenzive nga partnerët në kuadër të Ministrisë, OJQ-ve dhe projekteve tjera të financuara nga AER-i. Strategjia synon të ndihmojë DSHKT-në e MBPZHR-së në identifikimin e kërkesave për shërbime bujqësore këshilluese dhe përkrahëse në kuadër të strategjisë së përgjithshme të MBPZHR-së për të siguruar shfrytëzimin e plotë të aftësive dhe njohurive të komunave, organizatave private si dhe të stafit të MBPZHR-së.Strategjia është një dokument punues që synon përkrahjen e MBPZHR-së në:
  • definimin e pikësynimeve reale të qëndrueshme dhe operacionale.
  • identifikimin e institucioneve më përkatëse dhe grupeve lokale për implementimin e ngritjes së kapaciteteve.
  • ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe aktiviteteve të trajnimit.

Dokumenti duhet të rishikohet rregullisht nga MBPZHR-ja, krijuesit e politikave dhe përfaqësuesit e grupeve të palëve të interesuara.

Është diskutuar efektiviteti i shërbimeve këshilluese si edhe i pikëpamjeve të menaxhimit dhe udhëheqjës, strukturës organizative dhe menaxhimit të njerëzve. Theksimet në këto seksione janë rreth nevojës për qëllime të qarta, motivim të fortë dhe delegim të vërtetë të përgjegjësive dhe autoritetit.

Dokumenti adreson politikat afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata, strategjitë e implementimit si edhe gjendjen financiare, në mënyrë që shërbimet e planifikuara këshilluese të jenë në përputhje me nivelet e pritura të resurseve në dispozicion për implementim.

Çështjet në vijim lidhur me financimin janë adresuar në dokumentin e strategjisë:

  • Qeveria e pranon që bujqësia ka rëndësi jetike për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe është një makinë për krijimin e vendeve të punës, sidomos në aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm.
  • Disponueshmëria e kredive rurale dhe shërbimeve këshilluese të përshtatshme që siguron përvetësimin e rritur të teknikave bujqësore bashkëkohore përbën dy elemente kritike që do të përcaktojnë shpejtësinë me të cilën shfaqën investimet në sektorin e bujqësisë. Dy elementet përkrahin njëra tjetrën në mënyrë të ndërsjellë.
  • Kreditë rurale kanë rëndësi jetike për fermerët që dëshirojnë të rrisinë mundësitë që aktualisht janë duke u hapur. Bankat nuk janë të gatshme të ofrojnë kredi për bujqësi, pasi që kjo shihet nga to si një fushë me rreziqe dhe vështirësi.