C’eshte Sherbimi per Keshilledhenie dhe Perkrahje Rurale?

Shërbimi për Këshillëdhënie dhe Përkrahje Rurale e përkrah rritjen e qëndrueshme të produktivitetit në sektorin e bujqësisë, si rrjedhojë e menaxhimit më të mirë të fermës, strategjisë së marketingut dhe financave.

Qellimet

Qëllimet e Shërbimit për Këshillëdhënie dhe Përkrahje Rurale janë:

Tu ndihmojë fermerëve që të reagojnë shpejt ndaj ndryshimeve në treg dhe ndryshimeve të politikave dhe mjediseve institucionale për të arritur rritje, produktivitet dhe fitim të shpejtë e të konsiderueshëm;
Të kontribuojë në reformat e vazhdueshme politike dhe institucionale të sektorit publik, duke ndihmuar kështu në arritjen e rezultateve të lartpërmendura.
Të stimulojë dialogun produktiv dhe efektiv në mes sektorit privat dhe atij publik.

Cka s’eshte Sherbimi per Keshilledhenie dhe Perkrahje Rurale?

Nuk nënkupton përzgjedhjen e fituesve dhe humbësve.
Nuk nënkupton angazhimin e këshilltarëve nga jasht për të kryer studime elegante.
Nuk nënkupton gjetjen e përgjegjjës së “saktë” për të ardhmen e cila shpejt ndryshon dhe evoluon.
Nuk nënkupton thjesht zhvillimin e analizës së shpenzimeve, për të parë nëse struktura e shpenzimeve të fermës A është më efikase sesa struktura e shpenzimeve të fermës B për prodhimet e caktuara.

 

Pse Sherbimi per Keshilledhenie dhe Perkrahje Rurale eshte faktor kyç per sektorin e bujqesise ne Kosove?

Organizata Botërorë për Tregti, globalizimi financiar, reformat e politikave, privatizimi dhe liberalizimi kanë punuar të gjitha së bashku për të krijuar një mjedis konkurrent që ndryshon shpejt. Fermerët vendorë privatë edhe në vendet më të largëta të botës duhet t’iu përshtaten shpejt këtyre kushteve të reja.

Jo të gjitha vendet që kanë ndërmarrë reforma ekonomike, janë ballafaquar me një reagim të shpejtë në sektorin e bujqësisë. Reformat ekonomike dhe ato të politikës publike janë një shkak i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm për zhvillimin e bujqësisë. Fermerët duhet të pajisen dhe trajnohen. Ata kanë nevojë për strategji dhe bashkëpunim.

Pikesynimet e Sherbimit per Keshilledhenie dhe Perkrahje Rurale:

Sektori i Shërbimit për Këshillëdhënie dhe Përkrahje ishte krijuar nga MBPZHR-ja për të promovuar zhvillimin dhe përparimin e sektorit të bujqësisë. Ajo synon që:

  • Të zvoglojë shpenzimet e njësive të prodhimit, transportit dhe tregtimit;
  • Të shtojë tepricat e tregtueshme;
  • Të ndihmojë konceptualizimin dhe themelimin e ndërmarrjeve të reja të bujqësore;
  • Të inkurajojë dhe ndihmojë nxitjen e risive në nivel të ndërmarrjes.
  • Të ndihmojë bashkimin e ndërmarrjeve individuale në grupe të bashkuara me vizion të përbashkët lidhur me përmirësimin e konkurrimit dhe tregjet e synuara.
  • Të zvogëlojë pengesat e hyrjes që ndërlidhen me kapitalin, teknologjinë, informatat dhe qasjen në treg.
  • Të përforcojë lidhjet me furnizuesit e vjetër dhe të avancojë lidhjet me blerësit.
  • Të tërheqë kapital privat si dhe resurse nga donatorët ndërkombëtarë.
  • Të rrisë realizueshmërinë e përgjithshme të ndërmarrjeve bujqësore dhe qëndrueshmërinë e tërë sektorit të bujqësisë.