Projekti SASS është i ngarkuar me forcimin dhe ndërtimin e kapacitetit të Shërbimit Këshillues në kuadër të MBPZHR-së.  Qëllimi i përgjithshëm i Shërbimit për Këshillëdhënie dhe Ekstenzion të MBPZHR-së është zgjerimi i njohurive, aftësive dhe produktivitetit të fermerëve privatë, duke përmirësuar në këtë mënyrë të ardhurat e tyre.

Në këtë kontekst, këshillëdhënia dhe ekstenzioni janë mjetet me të cilat prezentohen idetë dhe njohuritë shtesë në fermat dhe zonat rurale për të sjellur në këtë mënyrë ndryshime dhe për të përmirësuar jetërat e fermerëve dhe familjeve të tyre.  Ekstenzioni nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me krijimin e njohurive; por është një proces përmes së cilit njohuritë i komunikohen fermerit.

Shërbimi është i natyrës pluraliste për nga qasja e tij do të thotë të kërkojë edhe në sektorin publik edhe në sektorin privat për ekspertë për këshillëdhënie dhe ekstenzion.

Në kontekstin e sektorit publik,  kjo do të thotë që Këshilltarët duhet të trajnohen që të jenë efektivë në rolin e tyre në procesin e përhapjës/shtrirjes.  Për të arritur këtë, projekti ka identifikuar pesë tema kryesore.  Këto tema shpjegohen në vijim dhe konsiderohen si shtesa qenësore për cilatdo aftësi në bujqësi apo blegtori që këshilltarët mund t’i kenë nga më herët.

Trajnimi i Këshilltarëve të Shërbimit të Ekstenzionit

Shërbimi për këshillëdhënie dhe ekstenzion mbulon tërë Kosovën dhe është i rrjetëzuar me këshilltarë vendorë, së paku me nga një për secilën komunë.  Punëtorët e ekstenzionit nuk janë të gjithë të kualifikuar njëlloj në bujqësi, kështu që ndryshojnë nga ekonomistë, në agronomë dhe përfshijnë juristë dhe administratorë.  Kjo gamë e gjërë profesionesh nënkupton se ata kanë kërkuar dhe u është ofruar trajnim i përgjithshëm.

Kjo qasje e përgjithshme është fundamentale për ofrimin e shërbimeve.  Nga punëtorët e ekstenzionit nuk pritet që të ofrojnë përgjegjje në të gjitha problemet e fermave, por pritet që t’i kuptojnë pyetjet që iu parashtrojnë fermerët dhe që të dinë ku ta gjejnë ekspertin më të mirë apo të dinë kujt t’i referohen.

Trajnimi i këshilltarëve përfshin temat në vijim:

Seanca 1. Këshilltarët bujqësorë si trajnerë, qasjet ndaj të të mësuarit për të rriturit dhe qasja e zbatimit.
Seanca 2. Metodat e trajnimit dhe aftësitë prezentuese.
Seanca 3. Praktika dhe të kuptuarit, prodhimi i materialit dhe aftësitë e bartshme.
Seanca 4. Udhëzime praktike rreth shfrytëzimit dhe mirëmbajtjës së pajisjeve të projektit për trajnime.
Seanca 5. Rishikimi i përparimit aktual.

Menaxhimi i biznesit të fermave dhe llogarimbajtja në fermë

Shumica e pranojnë që industria e bujqësisë në Kosovë po ballafaqohet me disa pengesa të ndryshme.  Njëra ndër to është mungesa e përgjithshme e aftësive për menaxhimin e biznesit të fermave në nivelin fushor dhe atë të këshillëdhënies, ndërsa tjetra është mungesa e shënimeve fizike dhe financiare në nivel fermash.  Në kuadër të DZHRSHK-së dhe projektit SASS, trajnimi rreth menaxhimit të biznesit të fermës dhe llogarimbajtjës në fermë / mbajtjës së shënimeve për këshilltarët ruralë është orientuar drejt një qasjeje të shumëfishtë ndaj funksioneve të menaxhimit të fermës dhe nuk është i kufizuar vetëm në çështjet teknike. 

Qëllimi kyç i trajnimit rreth menaxhimit të biznesit të fermave dhe llogarimbajtjës është që tek këshilltarët të instalohet aftësia që praktikisht të vlerësojnë një biznes ferme (të çfarëdo madhësie) përmes identifikimit fillestar të problemeve pasuar me ofrimin e këshillave përkatëse rreth menaxhimit.  Këshilltarët do të bëhen të shkëlqyeshëm në njohjen e problemeve dhe do të veprojnë si pikë kryesore me klientin për të ofruar burime përkatëse të ndihmës nga rrjeta e këshillëdhënies.  Këshillat gjithashtu mund të vijnë nga ndonjë burim i jashtëm që është i aftë të adresojë çështjet specifike që kërkojnë specializim, i cili tejkalon kapacitetin e vetë këshilltarëve lokalë.

Trajnimi nga SASS-i përfshin qasjen pjesëmarrëse nga pranuesit dhe ofrohet nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë.  Gjithashtu, është i drejtuar nga lidhjet me organizatat dhe individët proaktivë që punojnë në sektorin e bujqësisë.  

Lidhur me trajnimin, projekti do të prodhojë një doracak për menaxhimin e biznesit të fermës dhe një doracak për shënimet në fermë.  Këta doracakë do të shpjegojnë përdorimin e terminologjisë së menaxhmentit dhe llogarimbajtjës dhe kanë një përdorim praktik për planifikim dhe vlerësim të performimit në ndërmarrjet bujqësore dhe situatat e fermave të përgjithshme.  

Doracakët do t’u referohen sistemeve të krahasueshme bujqësore në vendet tjera ballkanike, por theksi do të vihet në krahasimet reale të performimit të fermave në Kosovë.  Si shtesë, doracakët gjithashtu do të përmbajnë mjete për menaxhim analitik për qëllime vlerësimi.  Parashihet që këta doracakë do të shndërrohen në publikime efektive me orientim praktik për të ndihmuar menaxhimin e fermës.  Fillimisht ata mund të përdoren në nivel fermash nga këshilltarët ruralë në sektoret publike dhe private, e pastaj më vonë nga komunitetet që mirren me bujqësi të përgjithshme dhe studentët e bujqësisë. 

Përgatitja e doracakëve është ngusht e koordinuar me projektet e tanishme rurale të AER-it dhe projektet tjera të financuara nga donatorët, ndërsa publikimi është planifikuar për muajin korrik të vitit 2005 për t’u mundësuar këshilltarëve që të përfundojnë trajnimin para se të fillojnë të përdorin doracakët.

Mbajtja e shënimeve dhe llogarimbajtja në fermë përfshijnë këto tema:

Seanca 1.       Llogarimbajtja thelbësore për fermerë
Seanca 2.       Bilancet dhe raportet historike të të hyrave në fermë
Seanca 3.       Parashikimet për buxhetin dhe fitimin bruto
Seanca 4.       Parashikimet e rrjedhës së parasë së gatshme dhe monitorimi për mirëmbajtjën e bonitetit të pagesave
Seanca 5.       Libërmbajtja a avancuar e dyfisht
Seanca 6.       Rregullimet llogaritare gjatë përgatitjës së raporteve finale llogaritare
Seanca 7.       Përgatitja e bilancit të suksesit dhe e bilancit të gjendjës në fermë
Seanca 8.       Llogaritë për shfrytëzim gjatë menaxhimit të fermës
Seanca 9.       Analizat e avancuara të raporteve llogaritare për këshilltarët
Seanca 10.     Shfrytëzimi i rregullt i llogarive (accountancy ratios) për menaxhim
                      efektiv të fermave dhe monitorim.

Trajnimi për menaxhimin e biznesit të fermave përfshin temat në vijim:

Seanca 1.       Roli i këshilltarit bujqësor
Seanca 2.       Menaxhimi i fermës (procesi i vendimmarrjës)
Seanca 3.       Buxhetet e ndërmarrjës dhe ato të pjesërishme (përbërja dhe përdorimi)
Seanca 4.       Planifikimi për tërë fermën dhe përdorimi i mjeteve analitike
Seanca 5.       Shembuj të biznesit të fermave (të thjeshtë)
Seanca 6.       Shembuj të biznesit të fermave (të avancuar) , të lidhur me shembujt aktual
Seanca 7.       Metodat e vlerësimit të kërkesave për kredi
Seanca 8.       Disponueshmëria dhe mundësitë për kredi si dhe përmbushja e kërkesave të kredituesve
Seanca 9.       Planifikimi i zhvillimit të fermave duke u lidhur me mundësitë e kreditimit
Seanca 10.     Zgjerimet e aktiviteteve bujqësore dhe jobujqësore dhe ndërmarrjet e reja


Tregtimi (Marketingu)

Tregtimi i prodhimeve bujqësore në ekonomitë në tranzicion paraqet probleme të konsiderueshme, përfshirë humbjen e tregjeve tradicionale dhe mungesën e përgjithshme të njohurive rreth tregtimit të prodhimeve në një mjedis konkurrent.  Trajnimi projektit SASS orienton këshilltarët nga kërkesat për zgjedhje tregtimi për entitetet bujqësore, sidomos për prodhuesit e vegjël dhe të mesëm, por nuk është i paraparë që të prodhojë specialistë marketingu në vete.  Trajnimi adreson çështjet që aktualisht vështirësojnë tentimet e fermerëve që të depërtojnë në zinxhirët e tregtimit dhe shikon kah kufizimet me të cilat fermerët duhet të ballafaqohen gjatë fitimit të së drejtës së tyre. 

Trajnimi rreth tregtimit gjithashtu përqendrohet në kërkesat për cilësi në nivel të fermave dhe thekson rëndësinë e mirëmbajtjes në vazhdimësi të cilësisë së prodhimeve.  Parimet e tregtimit të përbashkët mes fermerëve (në shoqata apo grupe) do të paraqiten bashkë me teknikat e negociimit të marrëveshjeve dhe sigurimin që mundësitë afatgjate do të inkorporohen gjithashtu.      

Seancat e trajnimit për tregtim përfshijnë temat në vijim:

Seanca 1.       Qasja në treg
Seanca 2.       Prejardhja e prodhimit si mjet tregtimi   
Seanca 3.       Paketimit, paraqitja, thjeshtësia e përdorimit dhe ekspozimi
Seanca 4.       Shoqatat e prodhuesve, funksionet e tregtimit (Pjesa 1)
Seanca 5.       Shoqatat e prodhuesve, funksionet e tregtimit (Pjesa 2)
Seanca 6.       Tregtimi i pemëve dhe perimeve, zinxhirët e ftohtë
Seanca 7.       Tregtimi i qumështit dhe prodhimeve të qumështit , (Pjesa 1)
Seanca 8.       Tregtimi i qumështit dhe prodhimeve të qumështit , (Pjesa 2)
Seanca 9.       Tregtimi i prodhimeve të mishit
Seanca 10.     Rritja e vlerës së drithërave dhe kulturave vajore


Zhvillimi i grupeve

Projekti SASS synon trajnimin drejt vetëdijësimit për formimin e grupeve dhe nismave vetëndihmuese për arritjen e zgjedhjeve për problemet rurale.  Duke iu përmbajtur parimit të formimit të grupeve, i cili kryekëput është një qasje “nga poshtë-lart” përkrah rrugëve të bazuara në kërkesë, mundësitë e banorëve ruralë me gjasë do të rriten.  Zhvillimi grupor shton resurset njerëzore dhe shfrytëzon aftësitë e individëve në një mënyrë më efikase, pasi që përfitimet ndahen mes atyre që kanë interes të përbashkët duke punuar drejt përfitimit të ndërsjellë.  Duke i dhënë rëndësi, trajnimi i zhvilluar nga SASS-i pranon faktin që gratë janë shpesh protagonistet kyçe në komunitetet rurale, por aktualisht nuk janë patjetër të inkurajuara që të marrin një rol më të gjërë.  SASS-i thekson nevojën për mënyrën kreative dhe inovative të të menduarit, që gjithashtu drejtohet nga aktivitetet jobujqësore si një alternativë e bujqësisë.     

Seancat e zhvillimit grupor përfshijnë temat në vijim:

Seanca 1.      Parimet e zhvillimit të grupeve vetëndihmuese
Seanca 2.      Formimi i grupeve, udhëheqja, motivimi, ndërtimi i ekipeve, strukturat organizative
Seanca 3.      Planifikimi strategjik dhe planifikimi i veprimeve për zhvillim të qëndrueshëm grupor
Seanca 4.      Menaxhimi i ciklit të projektit si një mjet për menaxhim efektiv të përditshëm të grupeve vetëndihmuese
Seanca 6.      Asistimi si aftësi parësore për këshillëdhënie në zhvillimin e grupeve rurale
Seanca 7.      Rrjetëzimi ndërgrupor dhe partneriteti, menaxhimi i informatave
Seanca 8.      Çështjet gjinore dhe të pakicave, mundësitë e barabarta në aspektin e gjinive dhe pakicave.
Seanca 9.      Krijimi i të hyrave alternative, kreativitet dhe inovacion