Projekti RAS

Projekti i Shërbimeve Rurale Këshilluese (RAS), ka filluar implementimin me 16 janar 2006. Kjo është vazhdimësi e projekteve SASS 1 & 2 e cila koncentrohet në trajnim dhe zhvillim të stafit të DZHRSHK-së, Departamenteve Bujqësore të Komunave si edhe ekspertëve tjerë të pavarur dhe të këshilltarëve. Tani RAS do të implementoj një shërbim këshillues pilot në nivel të fermës.

Objektivat

Objektivi i përgjithshëm:

  • Objektivi i përgjithshëm është që të “përmirësohen të ardhurat e fermerëve dhe standardet rurale të jetesës përgjatë Kosovës.”

 

Objektivat specifik:

  • Të testohet/provohet strategjia e shërbimeve rurale këshilluese dhe përkrahëse përgjatë Kosovës;
  • Të sigurohet që ofruesit e shërbimeve këshilluese kanë kapacitetin teknik dhe organizativ për të shërbyer fermerët komercial dhe gjysmë-komercial përgjatë Kosovës;
  • Të organizohet ofrimi i këshillave ndaj fermerëve të vegjël duke përdorur grupe të fermerëve si kanale për informata dhe këshilla;
  • Të përkrahet dhënia e këshillave duke siguruar provizionin e materialit të ekstensionit me kualitet të lartë dhe duke zgjeruar përhapjen e këshillave përmes mas medieve dhe internetit;
  • Të zgjerohet fushëveprimi teknik i shërbimeve këshilluese ashtu që ato të përfshijnë agjenda të zhvillimit rural të tjera nga produktiviteti bujqësor.

 

Raportin e plote te projektit RAS mund ta shkarkoni duke klikuar ne vegezen me poshte:

 

adobe-icon Raporti final i projektit RAS 15.12.2006