2 (1)

Përfundojnë me Sukses Trajnimet për Shërbimet Këshillimore Lidhur me Programin e Granteve të Përbashkëta – USAID/AGRO dhe MBPZHR

Me sukses kanë përfunduar sot, me 11 mars, trajnimet/prezantimet në fusha të ndryshme të bujqësisë, të organizuara nga Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR).
Rreth 40 pjesëmarrës nga Shërbimet Këshillimore të MBPZHR-së morën pjesë në 4 prezantimet e mbajtura nga stafi i AGRO-së, të cilat filluan me 19 shkurt dhe përfunduan me 11 mars, 2020.

Trajnimet u zhvilluan në një frymë bashkëpunimi, ku u adresuan këto fusha:
a) Proceset e Shkrimit të Projekteve/Granteve për USAID-in;
b) Proceset e Shkrimit të Projekteve/Granteve për BE-në;
c) Strategjia për Informim dhe Komunikim;
d) Administrimi dhe Menaxhimi i Granteve;
e) Monitorimi dhe Vlerësimi i Rezultateve;
f) Perimkulturë;
g) Pemtari;
h) Pemë të Imëta
i) Siguria e Ushqimit dhe Standardet e Kualitetit;
j) Vlerësimi Ambiental i Projekteve;

Trajnimet janë organizuar dhe mbajtur me qëllim të zhvillimit të një koordinimi të vazhdueshëm dhe efektiv drejt përmbushjes së objektivave të Programit të Granteve të Përbashkët midis USAID/AGRO dhe MBPZHR-së. Njëherësh bazohet edhe ne Strategjinë e shërbimit këshillues ku parashihet ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve te këshilltarëve publik dhe privat. Pas këtij cikli trajnimesh do përgatitet plani operativ dhe do vazhdohet me monitorim dhe vlerësim te projekteve, ne koordinim mes Shërbimit këshillues, projekti Agro dhe me pjesëmarrjen e këshilltarëve nga qendrat informative komunale.

a

Posted in BALLINA.