Per fermerin tone

Për fermerët tanë dhe këshilltarët bujqësorë

Kjo faqe e internetit është disejnuar të ndihmojë fermerët tanë dhe këshilltarët e tyre për të përmirësuar sasinë, cilësinë dhe efikasitetin e prodhimtarisë bujqësore të Kosovës dhe zinxhirëve vartës të vlerës. 

 

Kjo do t’i lejojë Kosovës të konkurrojë më mirë me importet, dhe rritjen e eskporteve të produkteve dhe të bagëtisë.

 

“Butonat” më poshtë ofrojnë broshura dhe video që përmbledhin praktikat më të mira të cilat fermerët duhet të ndjekin. Këto rekomandime do të ndihmojnë fermerët të rrisin kapacitetet e tyre në:

  1. Përmirësimin e potencialit në fermën e tyre;
  2. Identifikimin, parandalimin dhe kapërcimin e problemeve dhe sëmundjeve të bimëve/kafshëve.
  3. Të kenë sukses në aplikimin për grante për zhvillim rurale dhe pagesa direkte (subvencione);
  4. Implementimin e standardeve minimale kombëtare;
  5. Rritjen e të ardhurave rurale; dhe
  6. Të qenit konkurrues brenda tregut të BE.