Njoftim për anulim

coat_of_arms_of_kosovo-svg

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja
Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development

DIVIZIONI PËR KOMUNIKIM ME PUBLIKUN/ DIVIZIE ZA JAVNO KOMUNICIRANJE/
/DIVISION OF PUBLIC COMMUNICATION/

Departamenti i Shërbimeve Këshilluese Teknike shpall:

Njoftim për anulim

lidhur me thirrjen për aplikim të datës 07.10.2016

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bën anulimin e thirrjes për aplikim për dhënien e licencës për personin juridik për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.
Arsyetim: Bazuar në Ligjin për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, nr. 04/L-74/ (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 04/19 Mars 2012), si dhe në Udhëzimin Administrativ 08/2015 të MBPZHR-së, me nr. Protokolli 2999, datë 06.11.2015 për Formën, Përmbajtjen dhe Procedurat e Dhënies së licencës për personin juridik për ofrimin e shërbimeve këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural.
Në udhëzimin administrativ 08/2015 të MBPZHR-së, me nr. Protokolli 2999, datë 06.11.2015, neni 5, “kriteret për aplikim” pika 1.2 dhe 1.3 nuk mund t’i plotësojnë kompanitë, për arsye se akoma këshilltarët nuk kanë kaluar 6 muaj nga marrja e certifikatës si këshilltarë të certifikuar, andaj e njëjta thirrje do të rishpallet në janar, kur do të mund të aplikohen kriteret 1.2 dhe 1.3 nga neni 5 i UA.

Kërkojmë mirëkuptim nga palët e interesuara!

Posted in BALLINA.