DSC_5872

Material këshillues për fermerët: Përkujdesja ndaj tokës në pemishte

                       

Mbajtja dhe përkujdesja ndaj tokës në pemishte ka rendësi për zhvillimin e bimëve dhe ruajtjen në përmirësimin e pjellorisë dhe cilësive fizike të tokës. Me mirëmbajtjen e tokës në pemishte arrihet ruajtja e lagështisë, eliminimin e konkurrencës së mundshme nga barërat e këqija dhe krijimin e një shtrese të favorshme për zhvillimin e sistemit rrënjor të pemëve. Për të arritur këto qëllime përdoren teknika të ndryshme dhe zgjedhja e këtyre praktikave varet nga kushtet klimatike dhe tokësore, kërkesat e llojeve, nënshartesës të pemëve dhe nga mundësia e ujitjes.

 

  • Mbajtja e tokës me punimet periodike;
  1. Mbajtja e tokës ugar/lëvrim – përbënte në të shkuarën mënyrën më të përhapur të mbajtjes së tokës në pemishte në shumë vende dhe vazhdon aktualisht të aplikohet sidomos në toka me pa mundësi ujitje. Qëllimi kryesor i kësaj teknike është ruajtja dhe përdorimi i rezervave ujore nëpërmjet punimeve sipërfaqësore në dobi të pemëve. Kjo arrihet duke kontrolluar barërat e këqija dhe eliminimin e konkurrencës së tyre për ujin i cili shfrytëzohet nge pemët. Punimet duhet të bëhen në mënyrën dhe kohën e përshtatshme duke mbajtur parasysh që të mos dëmtohen cilësitë fizike dhe ngjeshja e tokës e cila ndikon në zhvillimin e sistemit rrënjor. Gjatë vegjetacionit punimet duhet të bëhen sa më të cekëta jo më thellë se 12 cm. Me hyrjen e pemëve në fazën e qetësisë relative nga fundi i stinës së vjeshtës rekomandohet punim më i thellë i tokës me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të reshjeve sidomos në toka të thata.

Anët negative të mbajtjes së tokës me ugar/lëvrim;

  • Kohën e limituar të kryerjes së punimit në mënyrë kategorike, kur toka ka shumë lagështirë ose është shumë e thatë për të kufizuar daljen e plisave të ngjeshur.
  • Zgjedhja e mjeteve tërheqëse të punimit të tokës te jenë të lehta dhe që nuk shkaktojnë ngjeshje të shtresave të tokës,
  • Paraqitja e erozionit sipërfaqësorë sidomos në terren të pjerrët si dhe shpëlarja e elementeve ushqyese të pa lidhura në tokë që vijnë nga mineralizimi i lëndës organike apo plehërimi.
  • Prishjen e strukturës se tokës.

 

  1. Mbajtja e pemishtes sipas sistemit ”Send viçe”

 

Është mirëmbajtje e tokës në pemishte duke bërë lëvrimin/frezimin e të dy anëve të rendit të pemëve, me diametër nga 50-70cm, në të dy anët e rendit të pemëve. Ky sistem i mirëmbajtjes së tokës është shumë praktik duke eliminuar ndërhyrjen me herbicide në eliminimin e barit si dhe mundësia më e mirë e plehërimit/ri plehërimit të pemishtes në funksion te të ushqyerit e pemëve.

 

  1. Mbajtja e pemishtes – livadh

Në të gjitha tokat me mundësi te ujitjes mbajtja e tokës me bare në pemishte rezulton me efekte pozitive si në aspektet e cilësive kimike, fizike ashtu edhe të përbërjes mekanike. Aspektet kimikë-fizike përfshijnë një rritje te përmbajtjes së lëndës organike dhe në veçanti një sasi e shtuar e fosforit dhe kaliumit. Nga pikëpamja e përbërjes mekanike eliminohet erozioni sipërfaqësor sidomos në terrene të pjerrëta si dhe kufizohet ngjeshja. Mirëmbajtja e tokës nëpërmjet kositjeve periodike të barit është një teknikë që aplikohet në toka që ka reshje të mjaftueshme ose mundësi të ujitjes. Gjithsesi kositja e masës bimore behet kur arrinë lartësinë deri 25 cm dhe para lulëzimit, masat e kositura kthehen në toke si plehra me elemente ushqyese. Krijimi i livadhit midis rreshtave të pemishtes mund të bëhet në dy mënyra:

– Natyrale duke lënë të zhvillohen bimësia natyrale e spontane e tokës që është edhe më e përdorur;

– Artificiale nëpërmjet mbjelljes se barërave të ndryshëm duke preferuar lloje me zhvillim te kufizuar të masës ajrore dhe sistemit rrënjor.

Teknika e mbajtjes me bimësi te përhershme mund të aplikohet në të gjitha llojet frutore por duke eliminuar barin në tokë përreth pemës në një shtrirje rreth 1.5 m sidomos kjo për pemëtoret e reja për eliminimin e konkurrencës për ujë dhe element ushqyes.

 

  1. Mulcerimi

Mulcerimi konsiston në përdorimin e materialeve të ndryshme për mbulimin e tokës me qëllim ruajtjen e lagështisë nga avullimi dhe pengimin e zhvillimit të barërave të këqija. Në pemëtari për mulcerim përdoret material me origjinë plastike prej polietileni për qëndrueshmërinë e lartë ndaj temperaturave të ulëta gjatë dimrit.

Më shpesh përdoret plastmasë i zi duke mbuluar zonën e rreshtit të pemëve në një distance 50 – 70 cm nga të dy anët e rreshtit. Avantazhet që paraqet kjo teknikë përfshin rritjen e temperaturës se shtresës sipërfaqësore të tokës, shtimi i aktivitetit të mikroflorës se tokës, etj.

Aspekti negativ i përdorimit te plasma sit është fakti që nën shtresën e mbuluar të tokës stimulohet shtimi i minjve të fushës.

Për mulcerimin e tokës së pemishtes mund të përdoren edhe materiale me origjinë bimore që mund të vijnë nga; kositja e bimëve , kashtërat e ndryshme , mbeturina bimore etj. Krahas efektit në ruajtjen e lagështisë e kufizimit të barërave të këqija në këtë rast mbeturinat bimore kontribuojnë në shtimin e lëndës organike dhe elementeve ushqimor.

 

  1. Metoda kimike

Me metoda kimike mund të përdoren herbicidet si p.sh. me total herbicide; Sekator, Maton etj. Mirëpo kjo është metodë e ndaluar në bujqësinë organike dhe konstatohet gjithashtu se po reduktohet duke u përqendruar kryesisht për luftimin e barërave të këqija me sisteme tjera dhe sidomos ne pemishtet e reja qe janë më të ndjeshme.

 

 

 

Përgatitur nga:

Divizioni për këshilla teknike

Ing. dip. Sami Osmani – Zyrtar i Lartë për Prodhimtarinë Bimore,

Msc.agr. Hasan Sejfijaj – Shef në Divizionin për Këshilla Teknike.

Posted in BALLINA, Pemë.