Përfituesit e synuar të SHK-së janë komunitetet rurale në Kosovë që mund të kategorizohen si:a) Fermerë të vegjël: fermerët që aktualisht nuk kanë të ardhura të kënaqshme nga bujqësia dhe shpesh kanë burimet tjera të të ardhurave, siç janë paratë e dërguara nga vendet e jashtme.

b) Fermerët potencialë komercialë: fermerët që varen nga bujqësia për të ardhurat e tyre, me mjaft resurse për të rritur dhe zgjeruar ndërmarrjet e tyre dhe me potencial për të fituar të ardhura të kënaqshme nga aktivitetet bujqësore.

c) Fermerët komercialë: fermerët që janë ose mund të bëhen fermerë rentabil komercialë.

d) Banorët tjerë ruralë: që jetojnë në zona rurale por nuk janë drejtpërdrejt të angazhuar në bujqësi.

SHK, me komponentet e saja publike dhe private mbulon të tridhjetë komunat e Kosovës. Mbulimi i plotë gjeografik kërkohet për shkak të nevojës për shërbime të përmirësuara në tërë vendin si dhe për t’u përkujdesur që ministria të jetë në gjendje të koordinojë dhe përkrahë një rrjet të përgjithshëm dhe të kuptueshëm të shërbimeve të ofruara nga ofruesit qeveritar si dhe nga të tjerët.

Definimi i përfituesve të synuar është megjithatë një çështje politike për shkak të implikimeve të tij që ka për misionin dhe pikësynimet e SHK-së, arsyeshmërisë ekonomike të SHK-së, caqeve të SHK-së dhe synimeve sociopolitike të zhvillimit me punësim rural, barazi gjinore dhe zbutje të varfërisë. Për më tepër, përdorimi vetëm i kritereve ekonomike në shpërndarjen e resurseve për këshillëdhënie mund të ketë si rrjedhojë degradimin e mëtejm të tokës dhe ujit pasi që fermerët e varfër vazhdojnë të eksploatojnë tokën e cilësisë së dobët, pa aplikuar praktikat përkatëse bujqësore. Së fundi, investimi në familjet e varfëra që mirren me bujqësi mund të rrisë aftësitë e tyre teknike, menaxhuese dhe udhëheqëse dhe në këtë mënyrë t’u mundësojë atyre të kalojnë në punë tjera jobujqësore që paguhen më shumë.

DSHKT-ja e MBPZHR-së pranon se, përderisa grupet e lartpërmendura janë përfituesit e synuar të shërbimeve, shfrytëzuesit e shërbimeve përbëhen nga një varg i gjerë potencial i individëve dhe organizatave partnere. Kërkesa, shfrytëzimi dhe përvoja e OJQ-ve dhe e këshillave nga partnerët e sektorit privat gjithashtu do të reflektohen në dizajnimin e aktiviteteve të DSHKT-së dhe të monitorohen për t’u siguruar që partnerët ofrues të shërbimeve (OJQ-të dhe sektori privat) të nxjerrin përfitimin maksimal nga aktivitetet e përkrahura nga MBPZHR-ja.