Evropa dhe bujqësia

Kosova është duke punuar shumë të bëhet anëtar i BE dhe duhet të rreshtojë politikat e veta dhe kapacitetet e implementimit me ato në shtetet anëtare.  

 

Rritja e ardhshme ekonomike në BE fokusohet në pesë synime ambicioze që lidhen me punësimin, inovacionin, edukimin, zvogëlimin e varfërisë dhe klimën/energjinë.

 

Tre objektiva strategjik afatgjatë për 2014-2020 që janë në linjë me strategjinë Evropa 2020 dhe në përgjithësi objektivat Politika e Përbashkët Bujqësore (CAP) janë: 

  1. Përmirësimi i konkurrencës bujqësore;
  2. Arritja e menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyore dhe veprimet për klimën; dhe
  3. Sigurimi i zhvillimit të balancuar territorial të zonave rurale.

 

Arritja e këtyre 3 objektivave të gjëra janë të detajuar në 6 fusha prioritare;

  1. Nxitja e transferit të dijes në bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural;
  2. Rritjen e konkurrencës të të gjitha llojeve të bujqësisë dhe qëndrueshmëria e fermave;
  3. Promovimi i organizimit të zinxhirëve të ushqimit dhe menaxhimmin e rrezikut në bujqësi;
  4. Restaurimi, ruajtja dhe rritja e eko-sistemeve që varen nga bujqësia dhe pylltaria;
  5. Zhvillimi i efikasitetit të resurseve, dhe mbështetja e zhvendosjes në drejtim të ekonomisë me më pak karbon dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike në sektorët e bujqësisë, ushqimit dhe pylltarisë; dhe
  6. Promovimin e përfshirjes sociale, zvogëlimin e varfërisë dhe zhvillimin ekonomik në zonat rurale.

 

Shih linkun më poshtë:

 

 

 

 

 

Sistemi Këshillimor i Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (KASARD) Kosovo

Sistemi këshillimor i Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (KASARD) është duke u përdorur për të arritur objektivat e vendosura në ARDP 2014-20. Këto fokusohen në ngritjen e të ardhurave bujqësore nga fermat përmes konkurrencës së përmirësuar të tregut, prodhimtarisë dhe zhvillimit rural. Për këtë të ndodhë, ka nevojë të përmirësohet:

  1. Njohuria bujqësore dhe aftësia e menaxhimit të fermerëve, në mënyrë që të rritet konkurrueshmëria e tyre dhe të inkurajohet inovacioni;
  2. Menaxhimi i qëndrueshëm i pronave bujqësore, përfshi përdorimin e përmirësuar rë teknologjisë dhe metodave të prodhimtarisë bujqësore;
  3. Ruajtja e ambientit (ujit, tokës dhe ajrit);
  4. Arritja e sigurisë së ushqimit dhe cilësisë;
  5. Veterinaria, fito-sanitaria, mirëqenia e kafshëve, mbrojtja e mjedisit, cilësia dhe standardet e higjienës; dhe
  6. Zhvillimi i grupeve të fermerëve, raportet në mes prodhuesve, tregtarët dhe inputi nga furnitorët, si dhe paketimi i përmirësuar, cilësia dhe vazhdimi i furnizimit me ushqim.

 

Strategjia e KASARD për 2015-20 ka për synim të ofrojë shërbime këshillimore profesionale për fermerë në bazë të partneritetit publiko/privat.

 

Shërbimi këshillimor është duke ndihmuar të ndërtojë kapacitete teknike në nivelin e fermave, në mënyrë që:

  1. Të arrihet një sektor bujqësor më i konkurrueshëm, i orientuar nga tregu (edhe për eksporte edhe për importe);
  2. Të mbështesë fermerët të aplikojnë për grante dhe subvenscione të cilat janë në dispozicion përmes MBPZHR dhe programeve BE/donatorë.
  3. Të ofrojë përkrahje përmes shërbimeve këshillimore për fermerë, si dhe shtëpi rurale dhe komunitete, të cilat adresojnë çështje më të gjëra socio-ekonomike në zona rurale; dhe
  4. Të rreshtojë sektorin agro-bujqësor të Kosovës me atë të BE-së.