tokajone1542015040915

ANALIZA E TREGUT TË DREDHËZËS

Sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës në vitin 2013 në Kosovë janë mbjellur 148 ha me dredhëz. Sipërfaqja e mbjellur në vitin 2013 përfaqëson njëherit edhe sipërfaqen më të madhe të kultivuar me dredhëz në periudhën ’09-’13. Në këtë periudhë mesatarisht 0.9% e sipërfaqes së përgjithshme të mbjellur me fruta ka qenë e mbjellur me dredhëz. Kosova për të përmbushur nevojat vendore importon gjithashtu një sasi të konsiderueshme të dredhëzës.

 

1 Prodhimtaria vendore

 

Në vitin 2013 sipas të dhënave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës prodhimtaria e dredhëzës ka qenë 465 ton. Për tu përmbushur nevojat vendore Kosova ka importuar edhe 214 ton dredhëza të freskëta ndërsa nëse marrim në konsideratë edhe sasinë e dredhëzës prej 25 ton që është importuar si e procesuar sasia e përgjithshme e importit të dredhëzës arrin në 239 ton. Gjatë kalkulimit të sasisë së importit të dredhëzës si vit për kalkulim nuk është përdorur viti kalendarik mirëpo të dhënat vjetore janë llogaritur nga muaji Prill kur fillon sezona e vjeljes së dredhëzës deri në muajin Mars të vitit tjetër kur edhe fillon sezona tjetër.

 

2 Zhvillimi i tregtisë

 

Kosova për të përmbushur nevojat vendore për konsum vazhdimisht importon dredhëz gjatë kohës që prodhimi vendor nuk është i pranishëm në treg. Gjatë muajve që Kosova ka prodhimtari të dredhëzës një sasi e prodhmit edhe eksportohet.

Per te lexuar komplet analizen e tregut te dredhezes kliko KETU

 

sherbime_kontabilititi

Kontabiliteti në fermë

Mbajtja e shënimeve në fermë do t’i ndihmoj fermerëve të kenë një pasqyrë/fotografi të plote të aktiviteteve që ndërmerren në kuadër të fermës. Po ashtu mbajtja e shënimeve do t’i mundëson fermerëve që të kuptojnë nëse aktivitetet që ata zhvillojnë në fermat e tyre janë ekonomikisht të arsyeshme, si dhe përmes këtyre shënimeve fermerët më lehtë do të jenë në gjendje të vlerësojnë sa (inpute) mjete janë të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve në kuadër të fermës, sa ditë pune, sa punëtor, sa kohë është e nevojshme si dhe sa kilogram, farë, pleh, pesticide dhe elemente të tjera të nevojshme. Gjithashtu, nëse fermerët mbajnë shënime atëherë, kjo do t’i ndihmoj atyre që më lehtë të vendosin gjatë procesit të vendimmarrjes dhe të tërë planifikimit të prodhimtarisë në fermat e tyre. Fermerët duhet të mbajë shënime në mënyrë që në momente të caktuara ta kenë shumë më të lehtë të dëshmojnë të ardhurat dhe shpenzimet e brendshme. Gjithashtu, mbajtja e shënimeve siç u cek edhe më lart do tu shërbej për t’i përdorur si një mjet për vendim-marrje, si dhe për të demonstruar përputhshmërinë me rregulloret mjedisore, pastaj mbajtja e shënimeve është e rëndësishme për të siguruar dhe për të ruajtur financimin, por megjithëse është shumë e rëndësishme mbajtja e shënimeve, fermerët duhet ta kenë të çartë se vetëm ky veprim si i vetëm nuk do të premtojë sukses. Mbajtja e shënimeve, fermerëve do të ju ndihmojë shumë në fazën e planifikimit, andaj në këtë fazë është e rëndësishme për fermerët që të kenë njohuri për tri llojet kryesore te aktiviteteve të biznesit që duhet të përfshihen në sistemin e mbajtjes së shënimeve. Për shembull, sistemi i mbajtjes së shënimeve duhet të mund të përballoj investimet që ndërlidhen jo vetëm me aktivitetet prodhuese por gjithashtu edhe me aktivitetet investuese dhe financuese.

 

Per te mesuar me shume rreth kontabilitetit ne ferme, ju lutem klikoni KETU