20140714110401856577

Hani mollë para ushqimit!

Studimet kanë treguar që njerëzit, të cilët rregullisht hanë mollë para ushqimit dukshëm më lehtë e mbajnë peshën, por edhe dobësohen. Pa dallim nëse zgjidhni mollë jeshile, të kuqe ose të verdhë, trupi juaj do të jetë mirënjohës për çdo kafshatë që do hani.

Në një studim të bërë me studentë, të cilët nuk mbanin asnjë dietë, gjatë pesë javëve, 15 minuta para buke iu dha nga një mollë e qëruar dhe kompot molle.

Personat, që kishin ngrënë vetëm mollë hëngrën më pak ushqim se ata që kishin pirë vetëm lëngun e mollës. E pasur me fibra, vitamina C, minerale, vitamina të grupit B, kalcium, kalium, fosfor, hekur, magnez dhe zink, kjo pemë përmban edhe shumë antioksidantë dhe fibra të tjera, të cilat forcojnë ende më shumë sistemin imunitar.