SERA

PRAKTIKAT E MIRA PËR PËRGATITJEN E MBJELLJËS NË SERRA

Prodhimtaria e integruar bujqësore është sistem që merret me prodhimin e ushqimit me cilësi të lartë, duke i shfrytëzuar burimet natyrore dhe mekanizmmat tjerë rregullues. Kriteret e tilla kanë të bëjnë me zvoglimin e përdorimit të produkteve që bëjnë ndotjen e ambientit  

Çfarë duhet të bëni gjatë kësaj kohe?

  1. Duhet te siguroni mbulesë për bimët, shih Fig 1 për të:
  • Reduktuar dëmet nga rreshjet apo ndonjë rrjedhje të ujit
  • Reduktuar erozionin
  1. Vendosni dhe mirëmbani sistemin e ujitjës pikë pikë
  • Për ta reduktuar rrezikun nga rrjedhjet e ujit dhe
  • Sëmundjet dhe barërat e këqija.
  1. Rekomandohet të zgjidhen vendet të cilat posedojnë një përbërje të tokës me cilësi të mirë, nuk preferohen ato vende ku ka pas shumë dëmtues dhe sëmundje.

 

  1. Në qoftëse në sezonin e kaluar ka pasur nematode në tokë, atëherë perdorni varietete rezistente, nematicide apo ndonjë kulturë alternative.
  2. Shqyrtoni shënimet mbi barërat e këqija dhe numrin e tyre në sezonin e kaluar. Vlerësoni nevojat për përdorim të herbicideve.

 

  1. Të kryhen analizat e dheut para mbjelljes për elementet kryesore (N,K,P) dhe mikro elemente. Bazuar në analizat e dheut rekomandohen të përdoren sasi të materieve ushqyese (plehrave) të nevojshme

 

  1. Kontrolloni fushën dhe tokat përreth për prezencë të minjëve dhe urithit

 

  1. Fuqishëm rekomandohet që të zbatohet qarkullimi bimor. Kjo realizohet me qëllim të evitimit të problemeve të ndryshme, sidomos patogjenëve (sëmundjeve & insekteve) që vijnë nga dheu.

 

  1. Zgjedh varietetet e domates, duke marre parasysh:

Praninë e bimëve amë parazitore 

Probleme me praninë e patogjeneve

 

  1. Shmangni problemet me nematode duke:
  • përdorur bimë të shëndetshme dhe pa infektime.
  • bërë lëvrimin e tokës para mbjelljes.

Per me shume informata rreth ketij proveci, ju lutem lexoni broshuren e plote 1st-IPM-brochure_Albanian

sherbime_kontabilititi

VENDOSJA E ÇMIMIT PËR PRODUKTET TUAJA

Synimi parësor i pothuaj të gjithë bizneseve është të krijojnë fitim. Eksitojnë faktorë të shumtë të cilët ndikojnë në përfitueshmërinë e një biznesi siç është menaxhimi, vendi, kostoja e punës, cilësia e produktit dhe e shërbimit, kërkesa dhe konkurrenca në treg. Në sistemin tonë të sipërmarrjes së lirë e drejta për të vendosur një çmim është e juaja.

Ndërkaq, Kërkesa në treg kontrollon reagimin ndaj produkteve apo shërbimeve tuaja. Para se të merrni vendim për çmimet, duhet ta kuptoni tregun për produktin apo shërbimin tuaj, kanalet e shpërndarjes dhe konkurrencën. Duhet t`i dini të gjitha shpenzimet dhe t`i analizoni me kujdes.

Tregu reagon shpejt ndaj përparimeve teknologjike, konkurrencës ndërkombëtare dhe ndaj një popullate blerëse të mirinformuar. Vazhdimisht duhet të mbani hapin me të gjithë faktorët të cilët do të ndikojnë në vendosjen e çmimit dhe të jeni të gatshëm për të bërë ndryshimet e domosdoshme.

Ky libër udhëzimesh praktike mbulon vendosjen e çmimit të shitjes me pakicë, vendosjen e çmimit për shërbime dhe vendosjen e çmimit për një shërbim këshillues. Shtojca A është një listë verifikuese për rishikim të politikave dhe strategjive të vendosjes së çmimit. Shtojca B ofron sugjerime për burime të tjera informacioni.

VENDOSJA E ÇMIMIT TË SHITJES ME PAKICË

Shpenzimet e shitjes me pakicë dhe vendosja e çmimit

Në një biznes të suksesshëm çmimet përcaktohen ashtu që të mbulojnë shpenzimet e tërësishme plus një shkallë fitimi. Kur është fjala për një biznes të shitjes me pakicë, produktin e shoqërojnë dy lloje shpenzimesh: kostoja e sigurimit të mallrave, e quajtur kostoja e mallrave dhe shpenzimet e funksionimit të biznesit për të shitur mallrat, të quajtura shpenzime operative.

Kostoja e mallrave përfshin çmimin e paguar për mallra plus bartja, taksën e importit dhe të gjitha shpenzimet manipulative. Shfrytëzimi i zbritjes në sasi apo zbritjes në afat të pagimit (pagesa para datës së caktuar) mund të zbresë koston e mallrave. Shpenzimet operative përfshijnë pagat, reklamat, rrogat e drejtorisë, qiranë, shërbimet komunale dhe furnizimet e zyrës.

Pjesa dërmuese e këtyre shpenzimeve nuk i ngarkohen drejtpërsëdrejti asnjë zëri të produktit, si një kulete të vetme; ato duhet të shpërndahen midis të gjithë artikujve të shitur në periudhën e caktuar kohore.

Lexojeni udhezuesin praktik per vendosjen e cmimeve te produkteve tuaja KETU

 

tokajone1092015040915

PËRPUNIMI SHTËPIAK I MOLLËS

Nё aspektin e përpunimit, molla mund tё përpunohet nё mёnyrё industriale dhe shtëpiake. Mёnyra shtëpiake e përpunimit i jep mundësi fermerëve qё t’i zvogëlojnё humbjet sa mё shumё dhe t’i rrisin tё ardhurat pёr njësi tё sipёrfaqёs gjatё prodhimit tё mollëve si dhe tё zgjasё afatin e përdorimit tё produkteve tё mollёs.

Pёr tё pasё sukses nё procesin e përpunimit shtëpiak duhet pasё pёr bazё disa aspekte tё rёndёsishme:

• higjienën

• pajisjet elementare qё duhet përdorur

• proceset qё duhet aplikuar gjatё përpunimit

• materialet ndihmёse

Per ta pare krejt procesin e perpunimit, lexojeni broshuren KETU