20150219115057330577

Rëndësia e analizës të tokes për testime agrokimike

  1. Rëndësia e analizës të tokes për testime agrokimike konsiston:

• Në përdorimin racional të plehrave kimike në lloj dhe sasi.

• Në ndërmarrjen e masave përmirësuese për tokat me probleme,si reaksioni i tokës dhe kripëzim.

• Në arritjen e efekteve më larta të plehrave në rendimente të kulturave bujqësore.

• Në sigurimin e informatave të nevojshme për marrjen e vendimeve për mbledhjen e kulturave të ndryshme në tokat e analizuara.

II. Rëndësia e marrjes së mostrës

• Mostra e marrë për testim duhet të përfaqësoj sa më realisht shpërfaqjen tokësore të testuar

• Në përzgjedhjen e pikave për marrje të mostrave të dheut duhet të merret parasysh përveç sipërfaqes së tokës edhe vlerësimi i uniformitetit ( joiniformiteti) të sipërfaqes testuese( mikrorelefi, tekstura , ngjyra e tokës etj)

• Duhet shmangur marrja e mostrave afër sipërfaqeve me mbeturina të shtazëve (grumbuj të plehrave), mbeturinat e bimëve(kashta, prodhimet pas korrjeve etj ), mbeturinat e ndryshme të anvisnisë.

 

Per me shume lexojeni broshuren e plote KETU

20140121153720679577

Sistemi i ujitjes me pika

Kjo mënyrë ujitjeje, është forma më e përsosur, e cila aplikohet në të gjithë kulturat bujqësore si: Në perimore (kushtet e fushes dhe te mjediseve te mbrojtura), në frutikulture, në vreshtari, në lultari , në ullishtari, në kulturat e drithrave dhe ato industriale etj

 AVANTAZHET:
*Ujitet në cdo orë të ditës, pa krijuar asnjë shqetësim fiziologjik te bimët;

*Mundesohet nje shperndarje unuforme uji ne te gjithe siperfaqen, madje ne menyre te kontrollueshme deri ne ate thellesi toke aq sa është i shtrire sistemi rrënjor i bimeve;

*Menjanohet lagja e siperfaqes se tokës siç ndodh në rastet e ujitjeve me permbytje apo brazda, duke eleminuar plotesisht mundesine e infektimit nga sëmundjet që vinë nga siperfaqja e tokes;

*Eleminohet kontakti direkt i ujit me gjethet dhe bimën ne pergjithesi, duke evituar jo vetem rritjen e lageshtires se panevojshme te ajrit dhe eleminohen mundësitë e prekjes nga sëmundjet kërpudhore;

*Cilësia e ujitjes me pika realizohet shume mire, pavaresisht se kushtet e motit jane te papershtateshme;

*Lejon mundesine e menaxhimit te sasise se ujit ne varesi te kërkesave të bimëve sipas fazave te rritjes dhe te zhvillimit te tyre.

*Ujitja me pika kursen në maksimum sasine e ujit per njesi te siperfaqes;

*Krahas ujitjes me pika mund të realizohet njëkohësisht plehërimi plotësues kimik (sidomos plehrat e kombinuara kristalore), në përputhje me kërkesat e bimeve sipas fazave të rritjes dhe të zhvillimit te tyre;

*Favorizon instalimin e aparateve dhe e sensorëve të tjerë kontrollues, me qellim menaxhimin e pajisjeve klimëformuese (si: sistemin e ngrohjes, të vendilimit, dhe klimëformues, etj;

*Shpenzimet për riparime dhe mirëmbajtje, janë ne vlera shumë të uleta;

*Pajisjet mund të montohen dhe të çmontohen me lehtësi kur të jetë nevoja dhe mund të ruhen pa probleme për tu ripërdorur edhe per disa vite me radhë.