tokajone1712015040915

Hapat e rëndësishëm që duhet ndjekur kur të aplikoni për grante të MBPZHR-së

Grantet e MBPZHR-së janë një mundësi shumë e mirë për të filluar një biznes në bujqësi apo për të zhvilluar ekzistuesin. Për vitin 2016 thirrjet hapen së shpejti. Aty keni mundësi të shumta, nga ngritja e pemishteve, stallave për lopë qumështore, dhe majmëri të viçave, serrave, ngritje të fabrikave për rritjen e brojlerëve, pastaj përpunim të shumë produkteve, që nga qumështi, mishi, pemët dhe perimet. Komponentë tjetër e programit është mbështetja për bletari, bimë mjekuese dhe aromatike, biznese artizanale, dhe turizëm rural.

Për të aplikuar në programe, duhet ndjekur disa hapa të rëndësishëm:

  • Duhet lexuar mirë Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në veçanti në pjesën e sektorit ku do të aplikoni. Përveç kësaj i lexoni edhe udhëzuesin për masën përkatëse që aplikoni, si dhe udhëzimin administrativ. Krejt këto dokumente i gjeni në uebfaqen e ministrisë, mbpzhr-ks.net dhe të AZHB-së www.azhb-ks.net apo i merrni në komuna dhe zyrat regjionale të AZHB-së.
  • Duhet lexuar me kujdes dokumentacioni që kërkohet dhe kriteret e vlerësimit. Është e rrugës që të bëni një rishikim të dokumentacionit disa herë dhe të konsultoheni edhe me njerëz të tjerë nëse dokumentacionin e keni në rregull.

 

  • Po ashtu është e rëndësishme të ceket se preferohet që aplikimit të bëhet sa më herët që keni gati dokumentacionin. Pse? Sepse në program dhe udhëzues theksohet qartë se nëse dy apo më shumë aplikues janë me pikë të njëjta, dhe vetëm njëri prej tyre shpallet përfitues i mundshëm, atehere në këtë rast vlen kriteri ‘ai që ka aplikuar i pari’.

 

  • Duhet theksuar se “Dokumentacioni i paplotësuar mund të refuzohet. Përgjegjësia e plotësimit të dokumentacionit është e aplikuesit”