antibiotik

12 rregullat e arta për të arritur prodhim cilësor të qumështit

  1. Pastro dhe dezinfekto duart para mjeljes. Mos mjel me duar të lagura (nëse bëhet me duar). Frigoriferi i qumështit dhe pajisjet e mjeljes duhet të jenë të pastra.

 

  1. Pastro gjinjtë dhe thimthat para mjeljes, dhe dezinfekto ato me jod. Thaji me leckë të thatë ose me shami.

 

 

  1. Mjelja e parë duhet të bëhet për secilin thimth në një enë të vogël. Mos derdh qumësht në tokë apo në shtratin e kashtës të lopës. Pastaj, aktivizo pajisjet e mjeljes ose vazhdo mjeljen me dorë.

 

  1. Rregullo pajisjet e mjeljes siç duhet, dhe kontrollo nëse kupat e mjeljes janë vendosur siç duhet në thimth; gjithmonë kontrollo që thimthi të jetë mjelur plotësisht; pas mjeljes, sigurohu që të gjitha kupat e mjeljes janë hequr në të njëjtën kohë nga të gjitha thimthat.

 

  1. Pas mjeljes, secili thimth duhet të trajtohet me solucion dezinfektues nga jodi.

 

 

  • Mjel lopët më të reja dhe më të shëndosha më së pari; lopët të cilat kanë mastitë, lopët të cilat kanë qenë të sëmura/janë shëruar, dhe lopët qumështi i të cilave nuk shitet duhet të mjelen në fund;
  • Filtro qumështin përmes leckës së pambukut me fleta të shumta ose një copë metali i shpuar me vrima të vogla;
  • Qumështi duhet të jetë i ftohtë (në një orë duhet të arrij 4.4ºC).

 

  1. Menjëherë pas mjeljes, laj të gjitha pajisjet, bidonët dhe pajisjet e drenazhës të cilat janë përdorur gjatë procesit të mjeljes. Pajisjet duhet të pastrohen me ujë të ngrohtë, pastaj duhet përdorur solucion/sodë alkali në 60-70 C (sipas udhëzimeve të prodhuesit). Në fund, të gjitha pajisjet duhet të lahen me zorrë me ujë të ftohtë, dmth mos përdor sfungjer.

 

 

(Vë re nevojitet vëmendje e posaqme për pastrimin rutinor/të përgjithshëm të aparateve të mjeljes, përfshirë çmontimin dhe montimin e pjesëve dhe servisin). 

 

  1. Pajisjet e pastruara duhet të thahen në vend të pastër jashtë grazhdit. Bidonët dhe pajisjet e ngjashme duhet të kthehen kokëposhtë.

 

  1. Kontrollo një her në muaj nëse lopët kane mastitë, duke përdorur testin mastit të Kalifornisë.

 

 

 

  1. Pulsi i lopës duhet të kontollohet periodikisht (normalisht duhet të jetë 50-60 herë në minutë). Fuqia e vakumit në kupat e mjeljes në thimth duhet po ashtu të kontrollohen (zakonisht 48-50 bar presioni i ajrit).

 

 

  1. Nevojitet të kontrollohen periodikisht elementet e pajisjeve të mjeljes për të parë nëse ka çarje ose deformime. Elementi i gomës i filxhanit të thimthit zakonisht ndërrohet pas çdo 2,500 mjeljeve, ose çdo gjashtë muaj.

 

 

  1. Mos shit qumështin e lopëve që janë duke u trajtuar me antibiotikë, meqë cilësia e qumështit është e rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.

 

 

  1. Mos shit qumështin ose 15 ditë para ose 8 ditë pas pjelljes.
tokajone1872015040915

Çka është Pareza puerperale tek kafshet?

Shkruan: Uvejs Latifi

Është sëmundje metabolike e cila ndodh shpesh rreth 24 orë para pjelljes deri 72 orë pas pjelljes.

Ajo karakterizohet me HIPOCALCEMI dhe HIPOFOSFATEMI, dobësi të përgjithshme muskulare, humbje të ndjeshmërisë së lëkures, parezë të faringut, të gjuhës, stomakut, zorrëve, fshikëzës urinare etj.

Sëmundja vërehet më shumë në lopët e moshës 5-10 vjeçare si dhe në kafshët me prodhimtari të lartë të qumështit.

SHKAQET :

Mekanizmat që shpien në këtë sëmundje mendohet se është rënia e nivelit të kalciumit në gjak dhe lëngjet indore.

Pakësimi i kalciumit si dhe shfaqja e sëmundjes ka të dhëna se ndodh edhe nga çrregullimi i thithjes së kalciumit nga zorrët në kohën e pjelljes.

Paaftësia për të mobilizuar kockat e skeletit është një faktor i cili i dedikohet gjendrrave parteroide dhe cila qojnë në shfaqjen e sëmundjes.

Shkak për shfaqjen e sëmundjes është edhe mjelja e plot e kafshës 48 orë pas pjelljes e gjithë sasisë së qumështit prandaj është mirë kafshët javën e parë të mjeljen shpesh dhe mos të merret e tërë sasia e qumështit sepse me qumësht largohet një sasi e mirë e kalciumit.

SHENJAT KLINIKE:

Në lopë sëmundja zhvillohet në tri forma:

Faza e parë – është fare e shkurtër dhe shoqërohet me eksitim dhe tetani. Kafsha është në gjendje hiperndjeshmërie dhe ka dridhje muskulare të gjymtyrëve dhe kokës, tek ajo vërehet humbje e oreksit, reagon shpejt ndaj mjedisit rrethues vërehet nxjerrja e gjuhës përjashta dhe kërcitja e dhëmbëve. Më vonë vërehen ngrirje e gjymtyrëve të pasme dhe mos koordinim i lëvizjes.

Faza e dytë – Në këtë formë vërehet dobësim i tonusit muskular kafsha dëshiron të rrijë shtrirë se sa në krah dhe e mbështetur në sterrnum. Temperatura e trupit në këtë stad është nën normale 36-37C. Gjatë aksultimit të zemrës tonet e saj janë të dobëta. Pulsi është i shpejt dhe presioni venoz i gjakut është dobësuar dhe nganjëherë krijon vështirësi në gjetjen e venës jugulare.

Faza e tretë – Në këtë stad pothuaj se është në gjendje kome ajo qëndron shtrirë në pozicion anash gjymtyrët mund t’i ketë të mbledhura dhe në këtë gjendje ajo qëndron më tepër shtrirë dhe me ulje të ndjeshmërisë së kafshës.

Në këtë fazë temperatura ulet deri në 35C pulsi në shumicën e rasteve është i pa kapshëm dhe tonet e zemrës janë shumë të shpejta dhe të dobëta. Kafshët e sëmura në këtë stad të sëmundjes nuk urinojnë si paralizës së sfinkterit të fshikëzës urinare. Kafsha e sëmur që nuk mjekohet shpejt dhe me barrna të rekomanduara mund të ngordh 12-24 ore.

MJEKIMI DHE MASAT PARANDALUSE – Pareza puerperale me qenë se është një sëmundje e kafshëve me prodhimtari të lartë të qumështit, kafshëve të vjetra atëherë të gjitha masat parandaluese merren me zëvendësimin e mikroelementeve kalcium, fosfor, magnez nëpërmjet ushqimit. Kafshët qysh nga periudha e dytë barsmerise duhet të marrin sasi dhe cilësinë e nevojshme të ushqimit por sidomos në periudhën e tharjes.

Pas pjelljes nuk duhet të lejohet mbajtja e per kohë të gjatë e placentës te kafsha që d.m.th se nëse nuk largohet vet nga kafsha nga 6-12 orë para pjelljes atëherë duhet të intervenohet për largimin e saj sepse placenta te kafsha shkakton humbje të energjisë së kafshës dhe lodhje te saj gjatë shtërzimeve që bën për të larguar placentën. Masë tjetër parandaluese është mënyra e mjeljes së kafshës ku ajo 3-4 ditë pas pjelljes nuk duhet t’i merret sasia komplet e qumështit por milet shpesh dha nga pak (preferohet 4mjelje brenda 24 orëve), për arsye se një sasi e konsiderueshme e kalciumit lirohet nga muskujt dhe gjaku dhe kalon në qumësht.

MJEKIMI – Përfshin futjen e këtyre mikroelementeve ne rrugën I/V (në ven) te kafshët, por gjatë futjes I/V gjithmonë duhet të kontrollohet zemra .

Drenusha Lika (2)

PËRMIRËSIMI I KUALITETIT TË QUMËSHTIT NË FERMA

Praktikat kryesore sa i përket mjeljes së lopëve ndahen në:

1. Praktikat para mjeljes

2. Praktikat gjatë mjeljes

3. Praktikat pas mjeljes

Praktikat para mjeljes

1. Rregullisht duhet të monitorohet shëndeti i gjirit të kafshës – kontrollo gjithmonë shëndetin e gjirit dhe krahasoj rezultatet e kualitetit të qumështit nga laboratori, në fermë rregullisht bëje testin për masititis (CMT).

2. Renditja e mjeljes – Lopët që paraqesin së- mundje të gjirit duhet të milen të fundit ose me makina të ndara, ose edhe me dorë dhe qumështi i tyre nuk duhet të dorëzohet në qumështore.

3. Para mjelja e lopëve – së pari duhen të milen dy – tri currela të qumështi dhe të kontrollohet. Para mjelja na jep sinjal të fortë nëse duhet të bëhet mjelja dhe qumështi i kësaj lope të grumbullohet me qumështin e lopëve të shëndosha. Në qoftë se paraqitet çfarëdo anomalie fizike, qumështi i lopës në fjalë nuk duhet të dorëzohet tek përpunuesi.

Per te mesuar ne teresi per kete proces, ju lutem klikoni KETU

 

20131027203423787577

Hemoglobinuria tek lopët qumështore

Hemoglobinuria është sëmundje metabolike me karakter akut që prek lopët me prodhimtari të lartë qumështi. Ajo karakterizohet me hemolizë brenda enëve gjakore, hemoglobinuri dhe anemi. Nga hemoglobinuria preken më tepër lopët nga laktacioni i 3-të në të 6-të, brenda 2 – 6-të javëve të para paspjelljes, me raste më të shumta deri në javën e 4-të paspjelljes dhe sidomos ndërmjet ditëve 10 dhe 21.

Sipas literaturës, në vende ku mungon bakri sëmundja mund të vërehet në të gjitha moshat e lopëve. Hemoglobinuria në Shqipëri për herë të parë është diagnostikuar në vitin 1967 dhe tani vërehet në disa rrethe. 

Dëmet ekonomike që shkakton kjo sëmundje janë të mëdha.

Shkaqet

Shkaku i sëmundjes është akoma i panjohur, ndërsa faktorë predispozues për shfaqen e saj njihen disa. Një faktor predispozues është defiçensa e fosforit, pasi sëmundja shfaqet më shumë në ato rajone ku tokat janë të varfëra në fosfor (më pak se 1mg %). Mangësia e këtij elementi në organizëm bën që të ulet rezistenca osmotike e eritrociteve.

Faktor tjetër predispozues në lopë është dhe defiçensa e bakrit, i cili rrit ndjeshmërinë e eritrociteve ndaj dëmtimit oksidativ. Në hemolizë ndikojnë dhe ngrënja me shumicë e lakrave, panxharit dhe bërsive të e tij, kolzës, si dhe defiçensa e selenit. Në bimët e kolzës dhe lakrave është i pranishëm sulfometil cisteinë sulfoksidi (SMCO) i cili ndikon për shfaqen e anemisë hemolitike në kafshët ripërtypëse, kur ato konsumojnë sasi të mëdha lakre. Në eritrocite gjatë kësaj sëmundjeje formohen disa trupza tipikë të quajtur “trupëzat e Heinzit”.

Edhe në panxhar dhe nënproduktet e tij të freskëta apo të silazhuara përmbahen lëndë me natyrë saponinash që kanë veprim hemolizues. Por që të lindë sëmundja është e nevojshme bashkëveprimi i mungesës së fosforit me një nga faktorët hemolitikë. Si shkak predispozues mendohet të jetë dhe i ftohti.

Shenjat klinike

Në fillim te kafsha e sëmurë vërehet dobësi, moskoordinimi i lëvizjeve dhe ulje e prodhimit të qumështit.

Më tej shfaqet dhe hemoglobinuria në urinë. Urina mund të jetë e kuqe e errët ose kafe drejt të zezës. Kur sëmundja nuk ka zhvillim të rëndë, shenja e parë e sëmundjes mund të jetë hemoglobinuria.

Te lopa e sëmurë vërehen shenja të dehidratimit të organizmit. Sytë i ka të futur thellë në orbita, lëkura ka humbur elasticitetin dhe paraqitet e ashpër, qimet janë të zhubrosura. Te lopa e sëmurë pakësohet oreksi, ripërtypja dhe peristaltika e parastomaqeve (atoni). Si rrjedhojë e shkatërimit të eritrociteve te lopa shfaqet anemia, shtim i pulsit, tonet e zemrës dëgjohen të fortë. Mukozat e dukshme janë të zbehta dhe anemike. Më vonë, ato bëhen të bardha si porcelani dhe më tej ato edhe zverdhen. Kjo ngjyrë e verdhë vërehet edhe në lëkurën e gjirit dhe sidomos në thithat.

Diagnoza

Vendosja e diagnozës bazohet në të dhënat e anamnezës, shenjat klinike dhe në analizat laboratorike. Në përcaktimin e diagnozës ndihmon dhe shfaqa e sëmundjes në javët e para paspjelljes dhe hemoglobinuria në urinë. Por duhet patur parasysh se hemoglobinuria shoqëron dhe disa sëmundje të tjera qofshin këto infektive, parazitare dhe helmime. Ngjyrë të kuqe merr edhe gjatë hematurisë. Prandaj duhet bërë kujdes për diagnozën diferenciale.

Mjekimi dhe masat parandaluese

Në radhë të parë largohet shkaku i sëmundjes dhe menjëherë ndërhyhet shpejt për mjekimin e kafshës, brenda 12 orëve të shfaqes së sëmundjes, pa ndodhur dëmtime të rënda në organizëm. Si mjekim më i mirë është transfuzioni i gjakut në sasi 4 – 5 litra minimumi për një lopë me peshë 450 kg.

Gjaku të jetë nga kafshë të shëndosha dhe që janë të pastra nga sëmundjet infektive si leukoza, etj. Kur është e nevojshme, veçanërisht në lopët e dobëta, transfuzioni mund të përsëritet pas 2 ditëve të injektimit të parë. Për mënjanimin e dehidratimit dhe mosdëmtimin e tubulave renale, përdoret dhe terapia fluide pas transfuzionit. Si mjekim përdoret dhe fosfati monobazik i natriumit (NaH2PO4), 60 g në 300 ml ujë të distiluar intravenoz dhe po e njëjta dozë nënlëkurë, e pasuar më tej me injeksion nënlëkurë me interval 12 orësh. Për mjekim përdoren dhe preparatet e hekurit (për të nxitur hemopoezën) si sulfati i hekurit nga goja, në dozë 3 g në ditë, për 2 – 3 javë rresht, feridekstrani 10 %, intramuskular, për gjedhin e rritur në dozë 8 – 12 ml.

Për mjekim përdoret dhe metioninë (rregullon funksioni e mëlçisë) për lopë, në dozë 100 ml intravenoz. Për acidozën përdoret bikarbonati i natriumit nga goja, 2 herë në ditë, nga 50 g, për 3 ditë rresht. Për përmirësimin e punës së zemrës përdoret koffeinë ose strofantinë (sipas gjendjes së saj).

Për parandalimin e sëmundjes duhet që të mënjanohen defiçensat e fosforit. Kur racionet ushqimore që përdoren janë të varfëra në fosfor duhet të shtohen plotësuesit minerarë si diamonfosfati, fosfat bikalcik dhe mielli i kockave. Bimët që përmbajnë faktorë hemolitikë ose oksidantë të mos jepen në sasira të mëdha.