Bujqësia për gra

Politika e qeverisë ka për qëllim të sigurojë që të gjitha gratë të kenë qasje në një nivel të arsyeshëm të mbështetjes së synuar me të cilën të rrisin pjesëmarrjen e tyre në zhvillimin agro-rural dhe të përfitojnë nga grantet e disponueshme. 

Një politikë pozitive në drejtim të zhvillimit gjinor në zinxhirët bujqësorë ka gjasa të ketë një ndikim në pesë fusha kyçe:

  1. Zhvillimi ekonomik rritet me përdorimin më të madh të fuqisë punëtore e të papunësuarve dhe/ose të nënpunësuarve  përdoren më shumë. 
  2. Gratë përfshihen më shume në organizata vendim-marrëse në nivele lokale dhe kombëtare e që ndihmon në përmirësimin e transparencës, qeverisjes, llogaridhënies dhe demokracisë;
  3. Gratë arrijnë të kenë qasje në kredi në një shkallë të vogël me të cilën do të ndërtojnë biznese të vogla dhe/ose të zgjerojnë buznesin ekzistues;
  4. Të ardhurat e rritura të cilat gratë i fitojnë në përgjithësi shpenzohen në përmirësimin e edukimit, shëndetit dhe të ushqyerit të fëmijëve të tyre; dhe
  5. Afatgjate, fëmijë më mirë të arsimuar vazhdojnë të përmirësojnë bazën e aftësive në Kosovë, ngrehin rezultatet dhe rrisin të ardhurat për kokë banori.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural iu jep përparësi projekteve të femrave. Në kriteret e përcaktuara në PZHR 2015, nëse aplikuesi ka qenë femër atëherë ishin 2 pikë më shumë. Në vitin 2015 janë 63 projekte nga femrat që kanë përfituar grante nga MBPZHR dhe vlera totale e mbështetjes është 2.7 milionë euro.