Departamenti i Shërbimeve Këshilluese Teknike shpall:

Thirrje për Aplikim
për certifikim të këshilltarëve për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

 

Bazuar në Ligjin për Shërbime Këshilluese në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nr. 04/L-74/ (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 04/19 Mars 2012), si dhe në Udhëzimin Administrativ 07/2015, neni 5 shpallja publike, të MBPZHR-ës, me Nr. Protokolli 2998, datë 06.11.2015 Për Formën, Përmbajtjen dhe Procedurat e Dhënies se Provimit Profesional dhe Certifikatës për Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,

Ju bëjmë thirrje për aplikim të gjithë të interesuarve për t’u certifikuar për Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Kandidatët e interesuar për certifikim si Këshilltar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural duhet t’i plotësojnë kriteret sipas nenit 6 të Udhëzimit Administrativ 07/2015, si më poshtë:

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kritere:

  1. Të kenë diplomë universitare nga këto fakultete: Fakulteti i Bujqësisë, Veterinës, Agro-ekonomik, dhe Pylltari;
  2. Dëshmi së paku një (1) vit përvojë pune në Bujqësi dhe Zhvillim Rural;
  3. Dëshminë se nuk është nën hetime.

Vendi ku do të mbahet trajnimi do të lajmëroheni me kohe pasi te keni marr konfirmimin për pranim të kërkesës suaj..

Trajnimet janë paraparë t’i kenë 5 module që zgjasin 10 ditë.

Pas shqyrtimit të aplikacioneve nga Komisioni për vleresimin dhe certifikimin e këshilltarve i cili caktohet me vendim te Sekretarit te përgjithshëm, kandidatët që i plotësojnë kriteret për aplikim do të njoftohen më konkretisht për mbajtjen e trajnimeve.

Thirrja për aplikim është e hapur nga data 29.06.2020 deri më 30.07.2020.

Formularin për aplikim mund ta merrni në Zyrën e Arkivës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rr. ,,Ukshin Hoti “ndërtesa ish “Ramiz Sadiku”, Nr.120

10000 Prishtinë, kati VI,  Ose mund ta shkarkoni nga web faqja e MBPZHR-ës, www.mbpzhr-ks.net dhe web faqja www.keshillabujqesore.com .

Pas plotësimit dhe kompletimit te dokumentacionit te kërkuar aplikacioni dorëzohet ne zyrën e Arkivit ne adresën e lartcekur.

Për ndonjë paqartësi mund të na kontaktoni përmes postës elektronike, si dhe në telefon.

Tel : 038 20038426 / mob. 044 138 494

E-mali: tahir.halitaj@rks-gov.net

E-mali: sami.N.osamni@rks-gov.net

SHKARKO FORMULARIN