
Rreth 40 pjesëmarrës nga Shërbimet Këshillimore të MBPZHR-së morën pjesë në prezantimin e parë të mbajtur nga stafi i AGRO-së, te enjten me 19 shkurt, 2020. Trajnimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi, ku prezantimet adresuan këto fusha: a) Proceset e Shkrimit të
Projekteve/Granteve për USAID-in; b) Proceset e Shkrimit të Projekteve/Granteve për BE-në; dhe c) Strategjia për Informim dhe Komunikim.
Do të ketë një seri prezantimesh/trajnimesh/punëtori shtesë të mbajtura gjatë javëve në vijim,
duke përfshirë temat tjera, siç janë:
– Administrimi dhe Menaxhimi i Granteve
– Monitorimi dhe Vlerësimi i Rezultateve
– Siguria e Ushqimit dhe Standardet e Kualitetit
– Vlerësimi Ambiental i Projekteve
– Perimekulturë
– Pemëtari
– Pemë të imëta
– Bujqësia Organike, etj.
Trajnimet organizohen dhe mbahen me qëllim të zhvillimit të një koordinimi të vazhdueshëm dhe efektiv drejt përmbushjes së objektivave të Programit të Granteve të Përbashkët midis USAID/AGRO dhe MBPZHR-së. Njëherësh bazohet edhe ne Strategjinë e shërbimit këshillues ku
parashihet ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve te këshilltarëve publik dhe privat.